Sot, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë një mbledhje, me fillim nga ora 10:00.
Në këtë mbledhje pritet edhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.
Një diskutim për tërheqjen e 30% nga TRUST-I ishte bërë edhe në qershor, mirëpo që u kundërshtua nga Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ky pritet të jetë rendi i ditës në mbledhje:
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021;
- Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022;
- Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-101 për Fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-115 me Ligjin nr.04/L-168 dhe Ligjin nr.05/L-116;
- Votimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021;
- Të ndryshme./FolDrejt/