Sot pritet të lansohet fushata sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit e klasave të para në Shkollën Fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht Divizioni i Trafikut Rrugor në bashkëpunim me Divizionin e Policimit në Bashkësi, Njësinë e Komunitetit të Stacionit Policor Jugu, Njësinë Rajonale të Trafikut Prishtinë, përfaqësues të shkollës “Ismail Qemali”, përfaqësues të këshillit të prindërve si dhe përfaqësues të Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor në kuadër të MMPHI-së me datë 04.10.2023 në ora 13:00 do të bëjnë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit e klasave të para në shkollën fillore Ismail Qemali në Prishtinë dhe shoferët e rastit para shkollës në fjalë” – ka njoftuar policia.
Sipas komunikatës për media, pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi, përfaqësues nga Divizioni i Policimit në Bashkësi si dhe zyrtarë të tjerë nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga shkolla Ismail Qemali,, përfaqësues të Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor në kuadër të MMPHI-së dhe përfaqësues të prindërve nga kjo shkollë./FolDrejt/