Duke filluar në orën 10:00 dhe 14:00, Kuvendi i Kosovës, pritet të mbajë dy seanca.
Seanca e parë plenare ka në rend dite votimin e Poropozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, përcjell Fol Drejt
Nga ora 14:00 është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të ketë “debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”./FolDrejt/