Përkundër lëvizjeve dinamike me shiun këto ditë, ditët e nxehta të verës po vijnë,
Sot, e diel, do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, (që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit).
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s./FolDrejt/