Sot në Shkup mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Fol Drejt.
Sipas Kryeministrit Edi Rama në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh.
“Mirëmëngjes, dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama, në llogarinë e tij në Facebook./FolDrejt/