Presidenti i Letonisë Eglis Vevits, viziton sot Kosovën.
Presidenti i Letonisë do të jetë i shoqëruar nga një delegacion, transmeton Fol Drejt.
Për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së tij në vend, Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i mbyll përkohësisht për qarkullim, disa segmente rrugësh në kryeqytet:
“Përgjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Për këtë, policia ka kërkuar mirëkuptim:
“Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”/FolDrejt/