Në këto kohë kur Dibra kalon në një periudhë minitranzicioni, Shoqata Humanitare “DRITA” ka bërë bashkë figurat më të rëndësishme në evenimentin kushtuar 20 vjet dritë për të gjithë. E njohur për aktivitetet që kryesisht luftojnë varfërinë, ndihmojnë jetimët dhe të sëmurët, në fakt fusha e veprimit të shoqatës “Drita” lidhet edhe me shumë aktivitete tjera, si nga fusha e sportit, arsimit dhe kulturës.
Shoqata Humanitare Drita është mishërim i këtyre njëzet viteve të fundit për qytetin e Dibrës, ku thuajse çdo qytetar i saj ka pasur sëpaku njëherë të bëjë me këtë shoqatë.
Në tubimin e sotëm, 26 janar 2020, kjo shoqatë ka mbledhur dhjetëra persona brenda dhe jashtë Dibrës, kurse fjalim do mbajnë, myftiu u qytetit z.Reshat Kaçallniku, kryetari i qytetit z.Hekuran Duka si dhe themeluesi i shoqatës, biznesmeni shqiptaro-amerikan z.Ramiz Duka.
Urojmë që aktivitetet e shoqatës Drita të vijojnë edhe qindra vite të tjera dhe të kthejë buzëqeshjen te të gjithë nevojtarët e përkohshëm në këtë botë./Foldrejt.com