Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Turqve të Kosovës, raporton Fol Drejt.
Presidentja Osmani është shprehur se sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqëri.
“Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë. Derisa vazhdojmë të përqafojmë diversitetin në të gjitha format e tij, le të kujtojmë se është veçantia e çdo komuniteti që e bën Kosovën vend vërtet të veçantë. Gëzuar Ditën e Turqve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.