Sot pritet t’i fillojë punimet Samiti i Parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, raporton Fol Drejt.
Ky samit organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrisë.
Në hapje të samitit, pritet të marr pjesë edhe kryeministri i vendit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në hapjen e Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, që organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Samiti i zhvillon punimet në ambientet e Hotel “Swiss Diamond”, në Prishtinë, me fillim nga ora 9 e 30./FolDrejt/