Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot në Vilnius për një samit dy-ditor të Aleancës, gjatë të cilit do të trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh dhe tema kryesore do të jetë se si anëtarët do t’i përgjigjen kërkesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.
Përveç kësaj, zyrtaret anëtare të NATO-s do të trajtojnë edhe çështjen e anëtarësimit të Suedisë, të cilën Turqia e kundërshton dhe Hungaria gjithashtu ka rezervat e saj./FolDrejt/