Sot fillon vit i ri akademik. Studentët nga rrethet kanë mbërritur në Tiranë ditë më parë, ndërsa rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në karriget e universiteve.
Viti i ri akademik për studentët e mjekësisë do të nis me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve, përcjell Fol Drejt.
“Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit. Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.
Edhe në Prishtinë nis sot viti i ri akademik ku shumë studentë të rinj tashmë janë bërë pjesë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”./FolDrejt/