Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon viti i ri shkollor 2019/2020.
Dita e parë mësimore për nxënësit dhe mësuesit është ditë feste dhe e rëndësishme posaqërisht për ata që për herë të parë regjistrohen nëpër shkolla. Megjithatë kjo pritet të haset me probleme në Maqedoninë e Veriut, që Sindikata e Arsimit kërkon rritjen e rrogave prej 25 përqind. Me çrast të gjithë arsimtarët që janë pjesë e sindikatës nuk do zhvillojnë mësimin, kurse të tjerët sipas dëshirës.
Ministria e arsimit bëri me dije se rrogat janë rritur për 5 përqind dhe se nuk ka kushte për grevë.
Përndryshe Maqedonia e Veriut ka rrogat më të ulta në rajon sa u takon mësimdhënësve me rreth 380 euro në muaj./Foldrejt.com