Sot Gostivari do të përcjellë për në banesën e fundit edhe 9 viktima të cilët kanë ndërruar jetë në aksidentin tragjik dy ditë më parë.
Rezultatet e para të ekspertizës të autobusit i cili pësoi aksident ku ngelën të vdekur 14 persona do të bëhen të ditura sot gjatë ditës pasi dje është kryer hetimi në vendin e ngjarjes në Llaskarcë.
Në hetim kanë marrë pjesë profesorë ekspertë të Fakultetit të Makinerisë, pjesëtarë të MPB-së, derisa mendimin përfundimtar do ta dorëzojë Byroja për mjekësi Ligjore.
Kompania “Durmo Turs” është e obliguar të dorëzojë dokumentacionin e kompletuar për lejet të cilat i posedon për shërbim publik, për mirëmbajtjen e makinave, numrin e udhëtarëve dhe numrin e shitjeve të biletave, si dhe të dhënat për orarin e punës dhe relacionet që ka kaluar shoferi ditën kritike.