Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se sot (28 tetor 2022), do të mbahet simpoziumi njëditor “Me çka të peshoj, me sy apo me zemër?”, shkruan Fol Drejt.
Ky simpozium pritet të filloj nga ora 10:00, në Grand Hotel Prishtina, ndërsa organizatorë janë MKRS dhe Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Sipas organizatorëve, qëllimi është që “bashkërisht të definojmë muzeun që duam të nisim, çfarë koleksioni do të ketë dhe çfarë ndikimi do të ketë në shoqërinë tonë” – thuhet në ftesën e bërë publike.
Po ashtu bëhet e ditur se simpoziumi do të mbledhë akterë vendorë dhe ndërkombëtarë me profile të ndryshme, të cilët ndajnë zotimin për të shkëmbyer dijeni dhe për të mësuar bashkërisht rreth ndërtimit të muzeve./FolDrejt/