Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 19-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, hapja e këtij edicioni do të bëhet nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe përfaqësues të Malit të Zi.
“Sot në orën 11:30 është hapja solemne e edicionit të 19-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit andaj me shumë kënaqësi ju ftojmë që të merrni pjese dhe të mbuloni ngjarjen. Hapja e panairit do të behet nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarë nga institucione tjera relevante, përfaqësues të shtetit te Malit të Zi, dhe kryetar komunash nga Kosova.”
Ceremonia do të fillojë në ora 11 e 30, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë./FolDrejt/