Sot i është ndaluar hyrja në Serbi Alban Hysenit, kryetar i Gjilanit, si dhe deputetit Luan Aliu e drejtorit të Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu, shkruan Fol Drejt.
Nuk dihen arsyet e ndalimit, por merret vesh që ata kanë ngelur të bllokuar, duke mos ua lejuar për momentin as kthimin.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje, ku thuhet se ata janë ndaluar rreth orës 14:00.
Më saktësisht ata janë ndaluar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, nga policët kufitarë serbë, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë./FolDrejt/