Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka përkujtuar 21-vjetorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit në ShBA.
“Kujtime të trishta na zgjon çdo 11 shtator, sepse kthehemi prapa në ditën kur ShBA-ja u sulmua dhe në këtë ditë humbëm tremijë miq amerikanë. Po sulmoheshin ata që sapo na kishin zgjatur dorën e fuqishme për të arritur lirinë tonë të ëndërruar, prandaj kjo ngjarje që tronditi gjithë botën demokratike, solli dhimbje të madhe veçanërisht për popullin tonë”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Sipas saj, ShBA-ja u bë edhe më të fuqishme në luftën kundër terrorizmit pas këtij sulmi.
Ajo shtoi se në rrugëtimin për të garantuar lirinë e secilit, Kosova u bë pjesë dhe do të jetë gjithmonë e bashkuar me ShBA-në dhe vendet që e luftojnë terrorizmin.
Nagavci tha se Kosova do të qëndrojë gjithmonë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot, jemi pranë popullit amerikan, duke bashkëndjerë dhimbjen e pikëllimin me ata që humbën më të dashurit. Gjithmonë pranë ShBA-së”, ka shtuar ajo.