Sot në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), pritet të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të përgjithshëm të FSK-së, trasnmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo ceremoni do të mbahet pa praninë e medieve.
Siç është njoftuar opinioni piublik, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.
“Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani.
Vendimi erdhi si rrjedhojë i dorëheqjes së ish komandantit Rrahman Rama nga ky pozicion./FolDrejt/