Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot e ka nisur ditën me një përshëndetje shend e verë. Ai është shprehur krenar që sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Rama shkruan se Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim, ulet sot në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.
Rama: Mirëmëngjesi 🦅 me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj🇦🇱❤️🇪🇺