Sot nga ora 09:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet ta bëjë tërheqjen e shortit për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore.
Më saktësisht, ky short do të zbulojë renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 18 dhe 26 dhjetor 2022, shkruan Fol Drejt.
Pas braktisjes së institucioneve të Kosovës nga Lista serbe, në Mitrovicën e Veriut, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, është shfaqur nevoja e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.