Sipas Zyrës për Komunikim Publik, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, do ta pres në takim të deleguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajčák, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, ky takim hyn në agjendën e kryeministrit për sot.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Takimi është paraparë të ndodh në ndërtesën e qeverisë, me fillim nga ora 9:00./FolDrejt/