Qytetarët e Mitrovicës do të kenë rastin të dëgjojnë nga afër se çfarë është përfshirë në Buxhetin për vitin 2023, për komunën e tyre, nga dora e parë, shkruan Fol Drejt.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra për Komunikim me Publikun, është bërë e ditur se për këtë çështje do të udhëtojë drejt Mitrovicës, Kryeministri Kurti.
“Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, prezantojnë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Mitrovicës” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Sipas komunikatës, takimi është paraparë të zhvillohet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në orën 17:00./FolDrejt/