Kuvendi i Republikës së Kosovës sot pritet të organizojë një ceremoni ku do të dorëzohen letrat falënderuese për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Kjo ceremoni përkon me rastin e shënimit të njëvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 13:15, në këtë ceremoni do të mbajnë fjalim Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani; Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i gazetarëve ukrainas në Kosovë, Luidmyla Makei./FolDrejt/