Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se sot lansohet Programi për Diplomaci Qytetare, raporton Fol Drejt.
“Në inaugurimin e Programit për Diplomaci Qytetare merr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.
Donika Gërvalla Schwarz, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Ceremonia e lansimit do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në orën 17:00.
Me këtë rast, sipas njoftimit, do të bëhet edhe prezantimi i gjeneratës së parë të Programit për Diplomaci Qytetare./FolDrejt/