Sipas Zyrës për Komunikim Publik në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot pritet të lansohet Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Ceremonia do të mbahet në objektin e qeverisë, me fillim nga ora 11 e 30./FolDrejt/