Maroku sot tërhoqi ambasadorin e tij nga Franca, njoftoi Ministria e Jashtme e mbretërisë së vendit të Afrikës Veriore.
Ndërprerja e misionit të Mohamed Benchaaboun në Paris erdhi në përputhje me udhëzimet mbretërore, thuhet në deklaratën e ministrisë pa dhënë detaje të mëtejshme, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Vendimi erdh në kulmin e krizës midis Rabatit dhe BE-së dhe ftohjes së marrëdhënieve me Parisin.
Janarin e kaluar, BE-ja miratoi një rezolutë që kritikonte kushtet e lirisë së shtypit dhe të shprehjes në Marok.
Të mërkurën, parlamenti maroken njoftoi formimin e një komiteti parlamentar për rivlerësimin e marrëdhënieve me Parlamentin Evropian.
Tensionet midis Rabatit dhe Parisit, ndërkohë, u nxitën nga shtrëngimi i kufizimeve të vizave ndaj marokenëve dhe bisedave për tërheqjen e kompanive franceze nga vendi i Afrikës së Veriut.
Ndërsa Rabati i dënoi kufizimet e vizave franceze si “të pajustifikuara”, Parisi tha se do të shkurtonte ndjeshëm numrin e vizave për vizitorët nga Maroku, Algjeria dhe Tunizia, duke pretenduar se të tre vendet, ish-kolonitë franceze, nuk po bënin mjaftueshëm për të lejuar kthimin e emigrantëve të paligjshëm./FolDrejt/