Sot në Ndërtesën e Qeverisë, mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Në këtë ceremoni marrin pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ushtruesi i detyrës, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, Drejtori ekzekutiv, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi.
Samiti do t’i bëjë bashkë krerët rajonalë, liderët institucionalë e përfaqësues të shoqërisë civile, që së bashku do të shkëmbejnë përvojat për adresimin dhe eliminimin e diskriminimit racor në Ballkanin Perëndimor.
Ceremonia pritet të fillojë në orën 16:00./FolDrejt/