Nga Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e kësaj ministrie është bërë me dije se sot pritet të mbahet ceremonia e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”, transmeton Fol Drejt.
“Ceremonia do të mbahet në kazermën ,,Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, më 29 prill, ditë e premte, duke filluar nga ora 11:00 në amfiteatrin e Komandës së Logjistikës.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/