Sot përmbyllet fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.
Ceremonia përmbyllëse do të mbahet sot, në orën 16:00, në Hollin e Kuvendit, transmeton Fol Drejt.
Pjesë e ceremonisë pritet të jenë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Tinka Kurti – kryetare e Grupit të Grave Deputete dhe Igballe Rogova – drejtuese e Rrjetit të Grave të Kosovës./FolDrejt/