Sot në Shkup pritet të mbahet Konferenca e 26-të e shefave të Shtatmadhorive (SHSHM) të armatave nga vendet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut (A-5), shkruan Fol Drejt.
Gjeneral Vasko Gjurçinovsi, Shef i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti i Komandës së Lartë Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Kristofer Kavoli, pritet ta hap konferencën.
Sipas raportimeve nga mediat e Maqedonisë Veriore, fjalim para pjesëmarrësve të konferencës do të mbajnë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Në konferencë, përveç gjeneralit Kavoli, do të marrin pjesë edhe shefat e SHM-së së forcave të armatosura të Shqipërisë, Bosnja e Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe udhëheqës të lartë ushtarak nga Komanda e Bashkuar e NATO-s nga Neapol dhe Komanda e SHBA-së për Evropën.
Si vëzhgues të konferencës janë ftuar edhe përfaqësues ushtarak të SHM-së së Sllovenisë, SHM-së të Armatës së Serbisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa si mysafirë në konferencë janë komandantët e gardave kombëtare nga shtetet aleate të SHBA-së, të cilët janë partnerë të vendeve A5: Vermonti, Minesota, Ajova, Merilend, Ohajo, Kolorado, Nju-Xhersi dhe Mejn.