Sot, me datën 2 prill, do të organizohet marshi qytetar në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë.
Marshi do të nisë nga ora 14:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Në mbështetje të marshit kanë dalë parti politike, sindikata, organizata, si dhe qytetarë të shumtë. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, transmeton Fol Drejt.