Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti.
Nga zyra e kryeministrit është njoftuar se mbledhja e kabinetit qeveritar do të mbahet në ora 16:00. Mirëpo veç kësaj në njoftim nuk janë dhënë detaje tjera.
Pas mbledhjes ceremoniale të Qeverisë Kurti që u mbajt ditë më parë, kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjes së qeverisë së re.