Një protestë nëpërmjet së cilës do të bëhet thirrje për bojkotimin e produkteve serbe, pritet të mbahet sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Organizatorë të kësaj proteste janë studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, përkatësisht ata të Fakultetit të Edukimit.
E gjitha do fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri tek Teatri Kombëtar në Prishtinë. Protesta është paralajmëruar të mbyllet në orën 13:00./FolDrejt/