Në këtë protestë e organizuar nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë thuhet se do të shprehin pakënaqësitë ndaj neglizhencës dhe refuzimit për të shtyer përpara të drejtat e njeriut, për të gjithë personat pa dallim, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e tyre thuhet se “Deputetët betohen në Kushtetutë, jo në libra fetarë”.
“Nga ora 12:00 do të protestojmë para Kuvendit me mesazhin që kjo betejë ende nuk ka përfunduar, ne do të rezistojmë deri të arrihet barazi shoqërore” thuhet mes tjerash në njoftim./FolDrejt/