Sot në orën 09:00 pritet që të mbahet takimi i Kryeministrit të vendit, Albin Kurti me veteranët e UÇK-së.
Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku dje në protestë tregoi se mori një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin Kurti, përcjell Klankosova.tv.
Ndryshe, ky takim do të mbahet pas protestës së djeshme të veteranëve, në kundërshtim të Projektligjit për pagën minimale.