Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e seancës plenare, ndërsa në rend dite janë pika të papërfunduara nga seancat e mbajtur në mbajtura në maj e qershor.
Seanca pritet të fillojë në orën 13:00, transmeton Fol Drejt.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, transmeton Fol Drejt.
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./FolDrejt/