Shumë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, shqyrtimi i disa raporteve etj, janë në rend dite, sipas paralajmërimit zyrtar, transmeton Fol Drejt.
Nër të tjera bëhet fjalë edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Vazhdimi i seancës do të mbahet në orën 10:00.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe seancë të re, e cila do të nisë në orën 11:00.
Vazhdimi i seancës plenare – rendi i ditës
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021,
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 korrik 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Seanca plenare – rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike. /Telegrafi/