Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme.
Nuk është bërë e ditur ora se kur do të mbahet mbledhja e Qeverisë, kurse mediat kanë raportuar se ajo mund të mbahet në orën 15:00 ose në 19:00.
Pritet që Qeveria të shqyrtojë masat e reja anti-COVID, pasi masat e ndërmarra dy javë më parë janë në fuqi deri sot.
Me masat e fundit kundër COVID-19 u mbyll gastronomia, kurse restoranteve dhe objekteve të tjera hoteliere iu lejua vetëm shërbimi “merre me vete”.
Po ashtu shkollat e mesme dhe universitetet kaluan në mësim online për dy javë. Ndërsa u vendos edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.