Sot, në orën 16:00, pritet të mbyllet konkursi i hapur nga KQZ për pozitën e drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.
Këtë konkurs e ka shpallur KQZ pasi ka hyrë në fuqi ligji nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 përzgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256.
Linku me të dhënat e nevojshme për këtë konkurs: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura/?fbclid=IwAR0j6dsAIgVPcDMigv-qjGJLZEPg1tlJVm756L0YRvm2Wbz4R4zAxKERqNQ
/FolDrejt/