Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), moti sot do të karakterizohet me vranësira të çrregullta dhe riga lokale shiu, transmeton Fol Drejt.
“Vranësirat kryesisht ditën enjte dhe tutje, parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s” – thuhet në parashikimin e IHK-së./FolDrejt/