Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se edhe sot do të mbaj mot me vranësira, transmeton Fol Drejt.
IHK thekson se për sot nuk parashihen reshje pos ndonjë rige të izoluar.
Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. /FolDrejt/