Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm.
IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /FolDrejt/