Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot, në vendin tonë do të mbajë mot thuajse i ngjashëm me të shtunës, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.
“Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrëfesh”, thuhet në njoftim./FolDrejt/