Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat ditën e shtune kryesisht në pjesën e dytë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s./FolDrejt/