Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar një mot relativisht të ngrohtë edhe për këtë të premte, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së sot do të mbaj mot më i freskët: “Temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.”
Ndërsa vikendi parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit./FolDrejt/