Sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar mot më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit, transmeton Fol Drejt.
Minimalet gjatë ditës do të jenë ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Të premten, sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.
Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare. /FolDrejt/