Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar një mot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 7 gradë, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri 22 gradë Celsius.
Në Gjakovë temperaturat do të jenë më të lartat, nga 8 gradë sa do të jetë temperatura minimale deri në 22 gradë maksimalja.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./FolDrejt/