Temperaturat sot pritet të shënojnë një ngritje të konsiderueshme, duke e arritur shifrën prej 30 gradësh Celsius, bëjnë të ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), transmeton Fol Drejt.
Vranësirat e pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor, do të jenë më pak të shoqërueshme në viset e tjera.
Sipas IHK-së, në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Kushtet meteorologjike pritet të përmirësohen pas 8 korrikut./FolDrejt/