Përfaqësuesit e ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) do të zhvillojnë sot bisedime paqeje në Arabinë Saudite.
Ata udhëtuan për në qytetin e Jeddah ku do të mbahet takimi, raporton TASS, përcjell Fol Drejt.
Më herët, Reuters raportoi se Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Norvegjia janë të gatshme t’i kërkojnë presidentit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara të mbajë një takim urgjent për krizën e Sudanit./FolDrejt/