Sot në Bruksel fillon një takim dyditor i ministrave të mbrojtjes së NATO-s, i cili do të diskutojë parandalimin dhe mbrojtjen e Aleancës dhe forcimin e mbështetjes për Ukrainën.
Siç njoftojnë nga Aleanca, takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Në kuadër të samitit, sot është planifikuar edhe një takim i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, transmeton Fol Drejt.